Universum Digital Academy

Universum Digital Academy

Në Universum Digital Academy fëmijët mësojnë përmes aktiviteteve dhe lojërave online me mentorim të vazhdueshëm. Ndërsa mësojnë, fëmijët do të ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë. 

Gjatë ligjëratave ata zbaviten shumë duke arritur të përkthejnë algoritme në programe, dekodojnë dhe komandojnë karaktere të lojërave, e poashtu identifikojnë dhe adresojnë gabime. Mbi të gjitha ata do të mësojnë për sigurinë në internet dhe përdorimin e uebsajteve të sigurta.

Apliko për kurse online


  • Kodim
  • Animacion
  • Robotikë
  • Ndërmarrësi
Kodim
Kursi i kodimit ju ndihmon të përgatiteni për një të ardhme të suksesshme akademike dhe profesionale
Animacion
Kursi i animacionit ju mundëson ti shprehin idetë dhe kreativitetin në mënyrë unike
Robotikë
Mësoni mbi inxhinierinë e robotikës, inteligjencen artificiale, testimin dhe zhvillimin e robotëve
Ndërmarrësi
Mëso teknika kryesore që do të kenë një ndikim të fuqishëm dhe pozitiv në aftësinë tuaj për të kuptuar ndërmarrësinë

Pse Universum Digital Academy?

Mentorim të vazhdueshëm

Në Universum Digital Academy fëmijët inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre. Gjatë mësimit dhe punimit të projekteve për detyrë shtëpie, fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë. Sidomos, gjatë shkrimit të kodit, fëmijët një pjesë të kohës së tyre “koduese” e shpenzojnë duke rregulluar defektet apo gabimet! Për të ju lehtësuar punën, tutorët tanë ofrojnë gjatë gjithë kohës mentorim individual për fëmijët përmes platformës Google Meets.

Grupe të vogla

Grupet e mësimit në Universum Digital Academy janë jo më të mëdha se 15 fëmijë. Grupi prej 15 fëmijëve ofron kushte ideale që ora mësimore të jetë e pasur me diskutime, pyetje dhe interaktivitet. Gjatë orëve mësimore, fëmijëve do të ju kërkohet të punojnë në grupe duke mundësuar që femijët të zënë shoqëri të re dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

Ligjërata interaktive

Ligjeratat në Universum Digital Academy mbahen përmes platformës Google Meets. Kjo platformë mundëson komunikimin përmes zërit dhe me kamerë. Po ashtu, instruktori në mënyrë të vazhdueshme do të përcjell punën që secili nxënës bënë në platformë.

Certifikimi

Programi i kodimit ka 6 nivele, në fund të të cilave bëhet certifikimi. Pajisja e fëmijëve me certifikatë dëshmon që ata kanë përvetësuar shkathtësitë e nivelit dhe që janë të gatshëm të vazhdojnë në nivelin e radhës. Procesi i certifikimit po ashtu u jep fëmijëve vetbesim dhe motivim për të vazhduar më tutje me mësimin e kodimit.

Raporti i progresit

Progresi i secilit femijë drejt mësimit të kodimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Universum Digital Academy. Instruktorët dhe tutorët e UDA në mënyrë të vazhdueshme do të përcjellin progresin e secilit fëmijë për të siguruar që asnjëri nuk mbet mbrapa në mësim. Tutorët e UDA do të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në zgjidhjen e detyrave dhe zhvillimin e projekteve.

Regjistrohu këtu

Tutorët tanë

20200523_233343
Marigonë Ahmeti
Tutore

“Jam Marigona, studente në Dept. Shkenca Kompjuterike. Përveç pasionit për teknologjinë, më pëlqen shumë puna me fëmijët!. Ligjërimi ka qenë një nga qëllimet e mia për të cilat kam punuar shumë. Unë do të jem pranë jush gjatë periudhës së trajnimit dhe së bashku do t’ia dalim me sukses të mësojmë programim, animacion dhe robotikë. Bashkëpunimi do të na mundësojë që të ndërtojmë vlerat tona profesionale”.

Me padurim pres që të takohemi!

English idioms by theidioms.com

Demos

Color Skin

Header Style

Layout

Wide
Boxed